Tragjedia në Greqi/ Gjendet e djegur 23-vjeçarja shqiptare

Shumë trupa përfunduan të karbonizuar nga tragjedia që ndodhi në Greqi pak ditë më parë. Ndërsa autoritetet po bëjnë identifikimin e tyre përmes analizës së ADN-së.

Kështu, ditën e sotme një 23-vjeçare shqiptare e identifikuar si Evgjeni Micka është një nga personat e konfirmuar ndër ata që humbën jetën në aksident.

Ajo është viktima e tretë shqiptare, pas studentes së identifikuar një ditë më parë, 21-vjeçarja Klaudia Lata. Si dhe një tjetër shqiptar që punonte në tren.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 57 personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *