Si të matni saktë presionin e gjakut, por edhe çfarë tregojnë vlerat në pajisje
Ndër sëmundjet kronike më të zakonshme në botë është hipertensioni, i njohur më mirë si presioni i lartë i gjakut. Quhet edhe “vrasësi i heshtur” pikërisht sepse ndikon në shëndetin pa shumë simptoma dhe shumë njerëz as që e dinë se e kanë.
Simptomat më të zakonshme që tregojnë presionin e lartë të gjakut janë dhimbja e kokës, lodhja, përgjumja dhe mungesa e energjisë. Këto simptoma janë të zakonshme jo vetëm te hipertensioni, por veçanërisht te gratë që e lidhin atë me ndryshimet hormonale.
E pra, kur duhet të fillojmë të matim presionin e gjakut?
Sa herë që nuk ndihemi mirë, ne duhet të matim presionin e gjakut. Për të përcaktuar presionin e gjakut të dikujt që është i vlefshëm, personi duhet të jetë i qetë.
Presioni matet 15 minuta pas aktivitetit fizik në pozicionin ulur. Mund të ndodhë që presioni i gjakut në krahun e majtë dhe të djathtë të jetë i ndryshëm, thonë kardiologët.
Si fillim duhet të jemi të ulur, me shpinë të mbështetur, të përveshim mëngët dhe të qetësojmë krahun në tavolinë. Mesi i rripit të aparatit duhet të jetë në lartësinë e zemrës. Shputat e këmbës duhet të pushojnë në dysheme dhe nuk duhet të kryqëzohen këmbët dhe as të flitet gjatë matjes.
Gjithashtu, ka njerëz që matin shpesh tensionin e gjakut, por edhe nga ata që kanë frikë nga matja, si fëmijët dhe adoleshentët. Ata e shohin si stresuese këtë kontroll rutine të presionit të gjakut. Për këtë arsye, mjekët rekomandojnë që këta persona të masin tri herë tensionin e gjakut dhe të “marrin” vlerën e tretë.
Poashtu, mund të themi se pajisjet moderne digjitale janë shumë të besueshme.
Kur duhet bërë matja e presionit të gjakut?
Para se të merrni mjekimet për presionin e gjakut.
Të paktën dy orë pas ngrënies.
Pas zbrazjes së fshikëzës dhe zorrëve.
Një orë pas konsumit të kafes apo pirjes së duhanit.
Tridhjetë minuta pas stërvitjes.
Gjithmonë pasi të jeni qetësuar dhe të keni minimalisht 5 minuta pa folur.
Këto janë vlerat e presionit të gjakut:
120/80: presioni optimal i gjakut
Nga 120/80 deri në 129/84: presion normal i gjakut
Nga 130/85 deri në 139/89: parahipertension
Nga 140/90 deri në 159/99: hipertension i shkallës së parë
Nga 160/100 deri në 179/109: hipertension i shkallës së dytë
Nga 180/110: krizë hipertensioni