Pagat me rritje qesharake, fillon braktisja e uniformës së Policisë

Zyrtarë të Policisë së Kosovës janë ndarë të pakënaqur me pagat që kanë marrë sipas Ligjit të ri të Pagave.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se disa zyrtarë policorë tanimë kanë filluar të dorëhiqen nga Policia e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, dorëheqje do të ketë edhe në rajonin e Dukagjinit.

Madje njëri prej tyre ka thënë në kushte anonimteti për IndeksOnline se po shqyrton mundësitë për pajisjen me vizë sllovene dhe largimin nga Kosova.

“Kam pritur pagë më dinjitoze. Jam tejet i dëshpëruar”, ka thënë ndër të tjera ai.

Për largim nga Policia e Kosovës ka njoftuar edhe zyrtari policor, Leutrim Tërshnjaku.

“Sot pas më shumë se 18 vitesh përvojë pune në POLICINË E KOSOVËS, e kam dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen time vullnetare”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Njoftimi i tij i plotë:

Sot pas më shumë se 18 vitesh përvojë pune në POLICINË E KOSOVËS, e kam dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen time vullnetare.

Ishte kënaqësi që pata mundësinë të kontribuoj sado pak në mirëqenien e të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike, racore apo religjioze, vlera këto të kultivuara dhe mirëmbajtura në POLICINË E KOSOVËS që nga fillimi i funksionimit të saj.

Të gjithë kolegëve në POLICINË E KOSOVËS ju dëshiroj shëndet dhe suksese në te ardhmen.

Ju faleminderit të gjithëve!

Zoti ju bekoftë!

Me respekt,

Leutrimi #0638

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *