Gurët në veshka prekin 15% të popullatës, mjeku: Shqiptarët nuk pinë ujë mjaftueshëm

Gurët në veshka janë një sëmundje, trajtimi i së cilës në vendin tonë keqmenaxhohet duke bërë që pacientët të humbasin funksionin e këtij organi 15% të rasteve.

Profesor Myftar Barbullushi, tregon se nga studim i kryer në pacientë e prekur, përtej faktorit gjenetik, ushqyerja dhe stili i jetesës ka çuar në degradim të funksionit të veshkës. Sipas matjeve të këtij studimi, shqiptarët e prekur konsumojnë shumë pak ujë në ditë.

Profesori thotë 2% janë fëmijë që preken nga guri i cistinës, kryesisht për shkak të faktorit gjenetik. Mjekët kërkojnë që prindërit të bëjnë kujdes me ushqimet që u japin fëmijëve dhe me faktorët gjenetik në familje për t’i paraprirë kontrolleve.

Gurët në veshka në vendin tonë merren lehtë por mjekët thonë se janë vetëm maja e ajsbergut, poshtë së cilës fshihen shumë sëmundje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *