S’ka njohje as “de facto”, BE dhe ShBA deklarohen për takimin e djeshëm

Plan-propozimi evropian që u pranua zyrtarisht nga Kosova dhe Serbia në takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel të hënën “nuk është propozim për njohje”, thanë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të cilët edhe e kanë hartuar dhe çuar para këtë plan për normalizim të marrëdhënieve, shkruan Insajderi.

Se ky plan s’ka për objektiv njohjen por thjesht normalizimin e marrëdhënieve, e konfirmoi së pari zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano dhe Emisari Special i ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Stano u pyet specifikisht se “a mund të thuhet që propozimi i djeshëm çon në njohje ‘de facto të ndërsjellë Kosovë-Serbi” në konferencën e tij të përditshme për media.

Pra, përgjigja është ‘Jo’. Sepse objektivi i dialogut nuk është njohja. Objektivi i dialogut është normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa përmbajtja e normalizimit definohet nga të dyja palët. Prandaj, u mbetet atyre”, tha Stano.

“Por, objektivi dhe mandati i dialogut të BE’së është të ndihmojë ata të arrijnë marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizim të marrëdhënieve”.

Të njëjtën gjë tha edhe Gabriel Escobar në konferencën e tij për media ku u deklarua rreth mbarëvajtjes së takimit të djeshëm në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Propozimi i BE-së nuk është për njohje-reciproke por ëstë për normalizim”, tha Escobar. Megjithatë, ai thotë se ndonëse në këtë kohë specifike mbështesin këtë propozim “pa njohje” nuk do të thotë se nuk besojnë se “të gjitha Ballkanit Perëndimor duhet ta njohin njëra-tjetrën”.

Escobar ka sqaruar edhe se pse ShBA kohëve të fundit ka përdorur frazën “njohje eventuale reciproke”. Kjo ngase amerilkanët s’kanë dashur që ta ndryshojnë draft-propozim frankogjerman.

“Kjo është arsyeja pse e kemi vendosur fjalën “eventuale” në letër. Kështu që njerëzit ta kuptojnë që ne nuk duam të ndryshojmë propozimin evropian. Por nuk ka ndryshuar ajo se çfarë ne duam që përfundimisht duhet të ndodh në Ballkan Perëndimor”, ka thënë Escobar.

Megjithatë, ndonëse propozimi evropian nuk përmban njohje, ajo e përmban Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, tha emisari amerikan.

“Dua të sqaroj çfarë kam thënë. Është obligim. Është pjesë e kësaj marrëveshje themelore. Është edhe në konkluzionet e Këshillit. Është një fakt objektiv. Se çfarë i kërkohet Kosovës”.

“Pyetja është se sa shpejt do të ndodh. Jam konfident që me këtë marrëveshje që Kosova e ka kuptuar që duhet bëhet. Diskutimet për implementim duhet të fillojnë menjëherë”, ka thënë ai.

Kurti thotë se ka njohje “de facto”

Kryeministri i Kosovës kaherë këtë propozim e ka paraqitur si njohje “de fakto” nga Serbia.

“Aleatët e Republikës së Kosovës e kanë dizajnuar pra si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe i cili përmban njohjen ‘de fakto’ e gjithë kjo e bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara”, tha Kurti para një jave”.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me t’u paraqitur ky plan-propozim palëve, shpjegonte se Serbia njeh “de facto” Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *