Pas takimit mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq, ky i fundit doli para medieve duke konfirmuar mos-arritjen e marrëveshjes me Kurtin.
Në këtë adresim para medieve, gazetari i kanal 10, e ka pyetur Presidentin Vuçiq se a është e gatshme Serbia që të pranojë Pavarësinë e Kosovës?
Vuçiq iu përgjigj gazetarit Sadiku duke thënë se Serbia nuk është e gatshme ta njoh Pavarësinë e Kosovës, duke shtuar tutje se Serbia është pjesë e OKB-së kurse Kosova jo.
“Ne gjithmonë mbështesim Kartën e OKB-së dhe Kushtetutën e Serbisë”, tha Vuçiq.