Deputetja e AAK-së: Albini është ateist, asnjë kërkesë nuk ua plotësoi myslimanëve

Një deklaratë e deputetes së AAK-së, Albana Bytyqi për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është bërë e popullarizuar në rrjete sociale.

Një pjesë gjatë një interviste, ku ajo thotë se Kurti është ateist dhe se nuk ka plotësuar nevojat e besimtarëve myslimanë, është prerë dhe publikuar.

Videoja ka nxitur komente të shumta nga qytetarët përdorues të rrjeteve sociale.

Albin Kurti është ateist dhe nuk beson në Zot. Ai ka marrë votat e të gjithë besimtarëve muslimanë dhe asnjë kërkesë më të vogël elementare nuk ua ka realizuar”, ka thënë deputetja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *