Për kritikat në Serbi lidhur me Kosovën, Vuçiq: Doni paqe, apo t’i dërgoni fëmijët në luftë?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të jetë gjithnjë e më e vështirë për Serbinë pasi situata në botë po komplikohet dhe se Perëndimi dëshiron ta marrë “kartën e Kosovës” nga duart e presidentit rus Vladimir Putin.

Duke folur për kritikat për politikën në lidhje me Kosovën, Vuçiq pyeti “a doni paqe, apo t’i dërgoni fëmijët në luftë”.

Doni paqe? Mos u ankoni se gjithçka në botë është tradhti”, tha Vuçiq nga Abu Dhabi.

Siç transmeton “N1”, Vuçiq vlerësoi se konflikti ukrainas-rus do të vazhdojë të përshkallëzohet, sepse në fjalimet e sotme të presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, askush nuk foli për paqen, por vetëm për fitoren ndaj palës tjetër, transmeton Telegrafi.

Për Putinin, e vërteta është në anën e Rusisë, dhe për Biden, Ukraina nuk është vendi ku Rusia do të fitojë.

“Është e qartë se po shkojmë drejt ndezjes së mëtejshme të konfliktit”, tha Vuçiq nga Abu Dhabi, ku mori pjesë në panairin ndërkombëtar të armëve.

Është e qartë se askush nuk dëshiron të pranojë një zgjidhje të mesme, por fitoren e tyre dhe humbjen e palës tjetër”, tha ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *