Prej disa vitesh Samanta Karavella është larguar nga Shqipëria, teksa një vendim i tillë lidhet me dashurinë e saj.
Samanta Karavella i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar me një biznesmen në amerikë, por sa i përket jetës private nuk kemi më lajme për të.
Teksa të gjithë presim që ta shikojmë atë me fustanin e bardhë, Samanta ka bërë me dije se do të rikthehet me një projekt të ri muzikor.
Duket se Samanta do të orientohet vetëm tek karriera, duke mos ndarë me publikun detajet e reja rreth jetës në çift.