Nuk flet dhe nuk lëviz, 67-vjeçarit i refuzohet pensioni

Share Button Gazeta Blic

Avdullah Rama, 67-vjeçar dy herë aplikoi për pension invalidor në Ministri të Punës dhe Mirëqenies Sociale, por u refuzua.

Sipas bashkëshortes, gjendja e Ramës është e rëndë pasi që ai as nuk flet e as nuk lëvizë.

Kjo po thotë se nuk e kupton arsyen pse u refuzuan, kur i duhet krejt e vetme të kujdeset për bashkëshortin.

Ndërsa nga Ministria e Punës thanë se Rama, u kontrollua nga dy komisione të ndryshme të përbërë nga tre mjekë, por të cilët konstatuan se atij nuk i takon ky pension.

E zgjidhja e vetme është padia në gjykatë për çka bashkëshortja thotë se nuk i kanë mundësitë ta bëjnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *