Banorët e Big Brother VIP Kosova kanë realizuar një sfidë të re brenda shtëpisë së famshme.
Ata u vënë përball disa pyetjeve që lidheshin me historinë dhe fakteve për Kosovën, të cilët shpesh herë ishin në siklet rreth përgjigjieve.
Disa prej tyre kanë habitur duke mos ditur përgjigjet e pyetjeve më elementare dhe një rast i tillë ishte Mbresa.
Ajo u pyet se çfarë përfaqëson ngjyra e kaltër në flamurin e Kosovës, e zënë ngushtë Mbresa tha se ka të bëjë me ujin, detin ose oqeanin.
Tutje, Mbresa tha se ajo nuk e pranon flamurin e Kosovës dhe se e njeh vetëm atë kuq e zi.
“Ujin, detin ose oqeanin. Nuk e kam idenë, se unë nuk e dua këtë flamur, unë vetëm një flamur e kam atë kuq e zi, këtë nuk e pranoj”, ishte përgjigjja e Mbresës.