Djathtistët serbë, me simbole të “Wagner-it”, protestojnë kundër dialogut me Kosovën

Djathtistët serbë janë mbledhur në Beograd më 15 shkurt për të protestuar kundër autoriteteve serbe dhe dialogut me Kosovën, që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Në këtë protestë, të organizuar nga organizata e ekstremit të djathtë, “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbolet e grupit mercenar rus, Wagner. Po ashtu, protestuesit kanë brohoritur mesazhe ofenduese ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Kreu i “Patrullës së Popullit”, Damjan Knezeviq, gjatë adresimit para protestuesve tha se askush në partinë udhëheqëse në Serbi, Partisë Përparimtare Serbe, “nuk mund ta quajë veten serb”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *