Komandanti i FSK-së: Kemi arritur që të identifikojmë dy persona të gjallë nën rrënoja, njëri është fëmijë

Komandanti i kontingjentit të FSK-së në Kosovë, Egzon Syla ka treguar edhe njëherë për situatën qe po vazhdon të jetë në Turqi si pasojë e tërmetit.

Ai ka thënë se kanë arritur që të identifikojnë edhe dy persona të gjallë nën rrënoja. Syla shtoi se ka qenë një pallat 7-katësh, dhe në katin e parë kanë identifikuar dy zëra.

Sipas tij, njëri ka qenë i moshës madhore ndërsa, një tjetër ka qenë një fëmijë i vogël.

“Me pajisjet tona të dëgjimit, me kamera dhe pajisje të tjera, kemi arritur të identifikojmë dy persona gjallë nën rrënoja. Ka qenë një pallat 7-katësh dhe në katin e pari kemi identifikuar dy zëra, njëri i moshës madhe dhe tjetri një fëmijë i vogël. E gjithë ndërtesa ka qenë e rrënuar aty. Katet kanë qenë pothuajse të palosura me njëri-tjetrin. Ka qenë një katastrofë”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *