Nuk ndalen amerikanët, vazhdojnë takimet për Asociacionin

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier do ta bëjë bashkë sërish shoqërinë civile për diskutime mbi temën e Asocaicionit.

Kështu ka bërë të ditur autori i emsionit, “Politiko” Kushtrim Sadiku.

Sadiku tha se ftesa për këtë takim është bërë zyrtarisht nga ambasadori, Hovenier dhe cikli i takimeve do të bëhet për të dëgjuar sërish shoqërinë civile për marrëveshjen e Asociacionit.

Ai tha diskutimi për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe kësaj radhe nuk do të mbahet në ambasadë, por në residencën e ambasadorit Hovenier në Dragodan të Prishtinës.

Kujtojmë se më 31 janar u mbajt takimi i ftuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë, në të cilin, është diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar ishin zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Ndërsa vetëm një javë më pas, kryeministri Albin Kurti ka bëri publik gjashtë kushtet e tij, për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *