Trajneri i Hataysporit, Volkan Demirel, bëri thirrje për ndihmë. Gjatë videos së drejtpërdrejtë që hapi pas tërmetit, Demirel, deklaroi se kishte njerëz që kishin nevojë për ndihmë dhe kërkonte mbështetje, duke mos i mbajtur dot lotët, raporton ‘HaberTurk‘.
“Të gjithë po vdesin në Hatay. Ju lutemi sillni ambulancë këtu, ndihmoni. Situatat janë shumë të këqija këtu. Ndihmë, nuk mund t’i arrijmë njerëzit.”