“Burrin e kam në shtëpi, duke kaluar…”:Arta Bajrami reagon ashpër pas arrestimit së bashkëshortit

Ka tash e sa ditë që në disa media online është lakuar emri i bashkëshortit të këngëtares Arta Bajrami, Xhim Sekiraqa.

U tha se është në mbajtje nga policia, por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë vet këngëtarja e shumë hiteve të zhanrit R&B në skenën vendore të muzikës.

Të dielën, Arta e revoltuar reagoi me një shkrim në InstaStory, duke ia bërë të qartë një mediumi të përmendur me emër, që ajo e ka bashkëshortin në shtëpi.

“Burrin e kam në shtëpi, Prishtinë, Vranjefc, me mua e me fëmijët e jo në Londër, mos servoni dezinformata kot. Atë fotografi e keni marrë nga storjet e mia ku fansat e mi më bëjnë ‘tag’ personi që më ka bërë ‘tag’ duke dëgjuar këngën time ishte në Londër dhe do e ripostoj prapë që ta shihni do ju padis për këtë e shohim pastaj”, ka shkruar Bajrami-Sekiraqa në InstaStory.

E kontaktuar nga Telegrafi, interpretuesja e hitit “Asnjë milimetër”, shtoi se me burrin e saj ndodhen në shtëpinë e tyre dhe se nuk kanë asnjë shqetësim.

Me bashkëshortin jam në shtëpi, po kalojmë kohë kualitative me familjen. Bashkë dhe të lumtur. Për ata që duan ta dinë, data: 05.01.2023, lokacioni: Kodra e Trimave – Prishtinë”, ka thënë Arta për Telegrafin.

E njëjta gjithashtu ka dërguar disa fotografi për të dëshmuar që ata janë bashkë në këto momente.

E njëjta ka theksuar se bashkëshorti i saj nuk është djali i vëllait të Enver Sekirqaës, siç është raportuar në disa media – por kushëriri i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *