Nëna e Hysni Gucatit në gjendje të rëndë shëndetësore, djali i tij: Shpresojmë të kthehet, e ta takojë gjallë

I biri i Hysni Gucatit ka rrëfyer edhe për vizitën e tij në spital, dhe takimin e fundit me babain e Hysniut i cili po qëndronte nën përkujdes shëndetësorë, ku vetëm pak ditë më vonë pasi ishte kthyer në Hagë, Hysniu do të mësonte lajmin për vdekjen e babait, rast ky i cili do ta thyente shpirtërisht, ngaqë nuk mund të ishte prezent as në ceremoninë mortore.

Gucati thotë se kjo ishte një ndër momentet më të vështira për babain e tij, sepse siç e thotë ai, babë e bir ishin mjaft të lidhur me njëri-tjetrin.

Gucati thotë se edhe nëna e tij nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Për të kanë qenë mjaftë emocionuese, erdhi sepse babai nuk qëndronte mirë me shëndet, ka qenë e vështirë të mungonte në ceremoninë e varrimit, e ka pasur edhe shok luftë, kanë qenë emocionuese edhe për të edhe për neve, tani shto fatkin se edhe nëna e tij nuk qëndron mirë me shëndet e cila po përballet me një sëmundje mjaftë të rëndë por shpresoj se do ia dale edhe të pres Hysin teksa kthehet”, thotë Gucati.

Gucati shpreson se babai i tij do të kthehet dhe do të takohet me nënën.

“Emocionalisht normal që e ka përjetuar rëndë sepse në dy vitet e fundit të jetës së babait të tij nuk arriti ti kalojë me të edhe është thyer emocionalisht, por po qëndron i fortë për shkak të familjes dhe të kthehet që të takoj nënën gjallë”, tha Gucati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *