Upss! Diolën e ‘tradhton’ fustani në BBVA, i del pjesa intime

Vëllai i madh ka vënë para një prove javore mjaft interesante banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ai i ka detyruar ata që të bëhen në çifte dhe të ushtrojnë stile të ndryshme kërcimi.

Një nga çiftet e formuara për të ekzekutuar vallëzimet e provës kanë qenë parashutisti Xhonatan Islami dhe nutricionistja Diola Dosti.

Kjo e fundit kishte veshur një fustan të shkurtër të kuq, për provat e një prej kërcimeve latine që ata do të kërcejnë në kuadër të lojës së quajtur “Talent Show”.

Mirëpo fustani me prerje anash e ka “tradhtuar” në një moment nutricionisten, duke shfaqur më shumë se që duhet në pjesën e poshtme.


Por pavarësisht kësaj, duket se ky ‘aksident’ nuk e ka vërë fare në siklet banoren e BBVA, e cila ka vazhduar të kërcejë krah partnerit të saj, Xhonatanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *