Banorët e Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Mbresa, kanë zhvilluar një bisedë goxha të gjatë, teksa po rrinin në sallonin e shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
Derisa dyshja po diskutonin rreth Blastës, i cili gëzon statusin e babait, Stresi për një moment e ka imagjinuar veten e tij në këtë rol.
“Paramendo, ta kisha nisur kësaj pune, sot fëmijën do ta kisha 17-18 vjeç. Do të isha bërë prindi më i mirë në botë. Të gjitha do t’ia kushtoja atij apo asaj, do të isha tranuar krejt pas fëmijës”, ka thënë Stresi.