Lajçak drekon me Kurtin e Bislimin në orë të vona

Emisari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak sonte po qëndron në Kosovë.

Ani pse nuk pati lajmërim se sot do të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, burime të sigurta të Indeksonline bëjnë me dije se një takim mes tyre është mbajtur.

Siç thonë burimet tona, në takim ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Takimi mes tyre u zhvillua në një restorant rrugës për Gërmi. 

Burimet pohojnë se takimi është planifikuar të mbahet neser, por pa paralajmërim ka ndryshuar agjenda dhe takimi u mbajt sonte vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *