Tragjedia në familjen Mulaku në Ferizaj: Vajza që i dha fund jetës ishte në gjendje të rëndë psikike

Familja Mulaku nga Ferizaj u trondit me rastin tragjik që iu ndodhi mbrëmë, kur dy vajzat e tyre ranë nga një ndërtesë dhe për pasojë njëra prej tyre humbi jetën, e tjetra është në gjendje të rëndë shëndetësore. Vajza që mbijetoi dyshohet se ra nga kati i katërt duke tentuar ta shpëtojë motrën e saj nga vetëvrasja. Fatkeqësisht fundi ishte i tmerrshëm, pasi vajza 15-vjeçare vdiq. Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se trupi i saj është dërguar në IML për obduksion, ndërsa hetimet kanë nisur.

Sinjalizuesit e Sinjalit, të afërt me familjen e viktimës kanë bërë me dije se në bazë të informacioneve të para, të cilat akoma nuk janë konfirmuar, vajza 15-vjeçare që i dha fund jetës, ka qenë në gjendje të rënduar psikike dhe emocionale kohën e fundit.

Vdekja e saj është cilësuar si “Vetëvrasje” nga Prokurori i Shtetit dhe akoma nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të miturën drejt këtij akti.

Në anën tjetër gjendja shëndetësore e vajzës që shpëtoi A.Mulaku është e rëndë dhe e njëjta është nën kujdesin intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar se rasti po hetohet si vetëvrasje.

“Rasti është cilësuar “Vetëvrasje”. Nga hetimet që janë zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, mësohet se e ndjera kishte tentuar me kërcy nga ndërtesa, ndërsa në përpjekje për ta shpëtuar motra e vet, kanë rënë të dyja”, tha Veseli sot për Sinjalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *