“Veç një femër mund të më ndalë që të mos merrem me Kiarën”, Luizi bën deklaratën e papritur

Luiz Ejlli po tregon se ruan emocione të forta për Kiara Titon. Që më 24 dhjetor të vitit 2022 kur filloi edicioni i dytë i “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli nuk është ndalur në asnjë moment duke i shprehur pëlqimin asaj.

Raporti i tyre ka pasur ulje e ngritje, por moderatorja vendosi që t’i jepte një shans të dytë. Madje këngëtari i ka premtuar se do të sillet mirë, pa fyerje dhe ofendime.

Ndërkohë gjatë një bisede me banorët, këngëtari i njohur është shprehur se vetëm një femër mund ta ndalonte atë.

“Veç po u hap ajo derë dhe hy një femër, vetëm një femër mund të më ndalë mua që mos të merrem me Kiarën”, tha Luizi. Teksa Olta e pyet: “Kush?”

Luizi përgjigjet direkt: Veç po hyri nëna, se thotë lëre se flas vetë me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *