Një video mjaft të çudoitshme kanë filmuar sot qytetarët që po udhëtonin në Shkozet të Durrësit. Një polic ishte kacavjerrë në plot kuptimin e fjalës mbi ndarjen e betonit të autostradës. Në fillim qytetarët kujtuan se ishte duke kapërcyer rrugën, çka në vetvete do të përbënte një tjetër shkelje për një efektiv policie.
Por kur e panë më nga afër, nuk u besuan syve. Polici ishte duke rrezikuar jetën e tij për të kapur mat me radar shoferët që kalonin në ato anë. Një çmenduri e vërtetë që nuk dihet nëse justifikohet nga paga e ulët që këta policë marrin.
Në vijim video e filmuar nga qytetarët e cila është gati e pabesueshme: