Një skandal i vërtetë është regjistruar ditën e sotme në pikën kufitare të Malit të Zi me Shqipërinë.
Mësohet se një grua dhe familjarët e saj janë dhunuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit nga policia malazeze. Burime për JOQ bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur për radhën në pikën kufitare.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga JOQ ALBANIA, policia malazeze shoqëron me forcë disa shqiptarë, teksa një grua shihet pa ndjenja brenda makinës.
Shqiptarë të tjerë kanë shkuar për t’i ardhur në ndihmë, teksa nuk ka asnjë njoftim policor në lidhje me ngjarjen.
Ky është një rast i rëndë dhe JOQ ALBANIA i bën thirrje të gjithë institucioneve shtetërore shqiptare, që mbrojnë qytetarët e tyre të ndërhyjknë dhe të kërkojnë llogari për këtë ngjarje.
Është e patolerueshme, që shiptarët të dhunohen në këtë lloj mënyre, për çfarëdolloj arsye qoftë.