Prej kohësh përflitet për Butrint Imerin dhe Kiara Titon.
Dyshja pranuan lidhjen vetëm pasi ajo ka përfunduar.
Por edhe pse nuk janë bashkë, këngëtari ka treguar mbështetje për prezantuesen dhe rrjeti u “çmend”.
Butrinti shpërndau një imazh nga profili i saj dhe sipër vendosi një ’emoji’ kurore që ka kuptimin e një ‘mbretëreshe’.
Dhe të njëjtin postim e ka rishpërndarë edhe babi i tij duke marrë vëmendje në rrjet.
Nuk e dimë çfarë po ndodh pasi lidhja e tyre nuk është pranuar asnjëherë por duket se Kiara gëzon respektin e ish-it dhe familjes së tij.