Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Ganimete Abazi, i është bashkuar së fundmi shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ajo mbrëmë (e hënë) ka shijuar një darkë me banorët e tjerë në oborrin e shtëpisë, gjersa edhe kanë biseduar.
Artistja tregoi një moment që i ndodhi pak ditë para se të futej në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Krijuesja e hitit “Mirupafshim” ka zbuluar se tri ditë më parë pësoi një aksident në Prishtinë.
“Është hera e parë në jetën time që kam pasur një emocion që nuk di as ta përshkruaj, sa isha pozitive sa negative nuk e dija as çfarë jam duke bërë mandej thosha nuk e kam kuptuar nuk jam mësuar të jem e mbyllur jam mësuar me punë aktive me qenë, thoja çfarë bëj. Një Gane e brendshme ka folur me një Gane të jashtme”, tha fillimisht Ganja për gjendjen në të cilën ndodhej.