Mozzik ishte kryetemë e ditëve të fundit.
Reperi mori vëmendje të madhe me vizitën e tij në vendet e shenjta në Medinë dhe Mekë.
Pas këtij udhëtimi të veçantë ai është fotografuar në sheshin e qytetit të tij të lindjes, Ferizaj, bashkë me disa të rinj vullnetarë.
Arsyeja e daljes ishte mbledhja e të hollave për t’i dalë në ndihmë Rinesa Kamberit, 16-vjeçares, e cila është diagnostifikuar me “Anaemia aplastica grabis- Syndroma myelodisplaticum”.
Asaj i duhet trajtim jashtë vendit në Turqi, kurse kostoja e shërimit të saj është 110 mijë euro.
Mozzik ka bërë publik vendin ku po mblidhen paratë ndërsa ka bërë thirrje për ndihmë.