Vdes pjesëtari i KFOR-it që pësoi infarkt, trupi i pajetë transportohet me helikopter

Pjesëtari i KFOR-it i cili u gjet pa ndjenja në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe dyshohet se pësoi infarkt ka vdekur, raporton Gazeta Sinujali. .

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se trupi i pajetë është transportuar me helikopter të KFOR-it. 

“Ju njoftojmë se stafi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Shtërpcë dhe pjesëtarët e KFOR-it, në ora 16:30 kanë ndërprerë reanimimin, për shkak se nuk ka pasur shenja jete.Trupi i tij është transportuar me helikopter të KFOR-it. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *