Verë në dimër”, kjo shprehje ndoshta i shkon shumë motit të këtyre ditëve në vend. Kështu qytetarët zor se kanë mundur vitet e kaluara t’i shijojnë kafet në ambiente të hapura për një kohë të gjatë.
Ndonëse zyrtarisht kemi hyrë në stinën e borës, kryeqyteti u zbardh veç një herë. Por, ky mot jo fort i zakontë për këtë kohë e ka një arsye.
Këto janë cikle meteorologjike, varen nga fusha barike, ose fusha e shtypjes së lartë atmosferike, momentalisht i gjithë gadishulli Ballkanik dhe një pjesë e Evropës është nën ndikim të fushës anticiklone, që e ka shtri veprimin dhe nuk ka ndryshuar për këto ditë.” deklaron meteorologu Sylë Tahirsylaj.
E pasi në viset malore ka ra borë qe një kohë, të reshura pritet të ketë edhe në pjesë tjera të vendit nga java që po vjen ku do të bien edhe temperaturat.