Xhuli është ndër banorët më të pëlqyer të Big Brother VIP Kosova.
Ajo në mesim e shumë diskutimeve, ka folur edhe për dashurinë.
Ajo zbuloi se sa herë në jetë është dashuruar dhe se e kishte marrë malli të dashurohet.
“Më ka marrë malli me u dashuru, unë e di që kur çmendem, çmendem keq. Një herë kam qenë e dashuruar në jetën time. Fluturat në bark i kam pasur në vitin 2017, që pesë vjet”, u shpreh Xhuli.
Xhuli tha se ajo takon shumë njerëz, mirëpo mendjen e ka vetëm te puna.
“Unë takoj njerëz çdo ditë, por problemi është që e kam mendjen vetëm punë, punë e kurrë gati nuk dal për qejf”, shtoi ajo.
Ndërkaq, Gresa i tha se në rregull është të punojë, mirëpo edhe duhet kushtuar kohë vetes.