Kurti i habitur me vendimin ndaj Pantiqit: Si mund një i akuzuar për terrorizëm të kalojë në arrest shtëpiak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është shumë kureshtar të marrë vesh se si është marrë vendimi që ish-policit Dejan Pantiq t’i ndryshohet masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Në një konferencë për media të mërkurën, Kurti u shpreh tejet i habitur se si një njeri me akuza për terrorizëm mund të lirohej në arrest shtëpiak.

“Nuk e di çështjen gjyqësore të atij që është i pandehur, për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Ai e ka statusin e paraburgosurit, por është i pandehur për terrorizëm. Meqenëse ishte në grevë të urisë dhe kishte probleme në zemër, mund të dërgohej në spital, që është e kuptueshme. Por a është e arsyeshme? E vendos gjyqësori. Kur ke një akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak… jam kureshtar ta marrë vesh se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë dhe ai gjykatës paraprak që e kanë marrë këtë vendim”, ka thënë Kurti.

Ish-policit serb, Dejan Pantiq, që dyshohet për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri, i është ndryshuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *