EKSKLUZIVE: Ky është 22-vjeçari që dyshohet se bëri vetëvrasje me armë zjarri në Malishevë

Gazeta Neutral pak më parë raportoi se një person dyshohet se është vetvrarë sot në Malishevë.
Neutral ka mësuar se viktima është Edison Thaçi nga fshati Mirushë i Malishevës.

Ky rast tragjik ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit, kur Policia dhe Emergjenca u njoftuan se i riu dyshohej se ishte pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas denoncimit të rastit, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Trupi i tij i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa në vendin e ngjarjes janë bërë ekzaminimet e nevojshme nga ekipet përkatëse.\Neutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *