Avokati Tomë Gashi sot përmes një postimi në Facebook ka nxitur edhe më shumë urrejtje mes qytetarëve të Kosovës dhe atyre serbë.
Gashi ka përmendur pikërisht Ollujën (Operacioni Stuhia), operacion të cilin polikanët serbë e përmendin vazhdimisht kur duan të godasin në mënyrë të ulët Kosovën.
Sh**** (serbët) dhe Vuçiq krimineli e kanë harru Ollujën. Duhet me jau përkujtu se mundet fare lehtë me u përsëritë në versionin shqiptar.” – ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Menjëherë kjo është marrë nga mediumi serb nga Kosova, Kosovo-Online, që e ka titulluar artikullin “Gashi: Olluja mund të përsëritet lehtësisht në versionin shqip”.