Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar pas sulmit ndaj patrullës vëzhguese të EULEX’it, duke thënë se BE’ja s’do të tolerojë sulme të tilla.
Borrell ka deklaruar se barrikadat duhet të hiqen menjëherë, derisa ka kërkuar që të shmanget përshkallzimi.
“BE nuk do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it ose përdorimin e akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, ka shkruar Borrell.