Si e mori në qafë Shqipe Hysenaj e Përputhen një vajzë të panjohur?

Një video ku protagoniste ishte infermierja nga Peja, Aurona Pelaj teksa po e godiste një grua të moshuar pushtoi rrjetet sociale. Ngjarja ndodhi në shtëpinë e të moshuarve “Ordena” në Pejë ditë më parë, por dje mori përmasa mediatike. Pasi ngjarja u bë e njohur për qytetarët, në reagimet kundër infermieres u përfshi edhe konkurrentja e reality show-t, Përputhen, Shqipe Hysenaj, por, kësaj të fundit ia pa sherrin një vajzë e re nga Deçani. 

Ishte Aurora Gjikokaj vajza e cila u etiketua nga postimi i Hysenajt në Instagram me pretekstin se afër infermieres që ushtroi dhunë mbi të moshuarën kishte qenë edhe Gjikokaj.

Aurora Gjikokaj është vajza pranë Auronës… “ – thotë mes tjerash ajo.

Duke qenë se ishte etiketuar nga Hysenaj, Aurora i kishte dërguar një mesazh duke i treguar se ajo nuk është në mesin e infermiereve të dhunshme në Pejë. 

“Nuk jom bre unë, çka jeni tu bo?” – i thotë Aurora, Hysenajt në komunikimin privat mes tyre. Për të vazhduar më pas në një komunikim publik.

Aurora ka treguar se për shkak të veprimit të konkurrentes së Përputhen ajo, bashkë me familjarët e saj po marrin kërcënime nga më të ndryshmet.

 “Të që shfaqe kaq shumë interes për ta zbardh rastin që ndodhi në Shtëpinë e Pleqve më thuaj si e ndjen veten tash që padrejtësisht njollose emrin tim… Unë dhe familja ime po marrim kërcënime nga më të ndryshmet e gjithë shkaku yt dhe i pakujdesisë tënde”,kishte thënë ajo. 

Ndërkaq e njëjta ka thënë se kjo ka ndikuar në gjendjen emocionale e psiqike të saj, duke shtuar lutjen ndaj institucioneve që Shqipe Hysenaj të merr përgjegjësinë për gabimin e saj.

“Unë Aurora Gjikokaj jam prekur nga rasti që ka ndodhur në Shtëpinë e Pleqve në Pejë. Jo secili person ka përgjegjësi për veprimet e tjetrit. Emri im është përdorur dhe keqpërdorur pa të drejtë nëpër medie, që nga publikimi i videos unë kam marrë kërcënime nga më të ndryshmet që kanë ndikuar në gjendjen emocionale dhe psiqike timen. I lus insticuonet që personat si Shqipe Hysenaj të përgjigjen për dëmin që kanë shkaktuar duke etiketuar me emrin tim, ngjitas do t’i publik të gjitha dëshmitë për kërcënimet“,ka thënë ajo për Nacionalen. 

Më vonë do të merrej vesh edhe emrat e infermiereve, e të cilat edhe ishin arrestuar: Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *