“Nënë jam Taulanti që 17 vjeç u vrava si ti sot”

Shkruan: Arsen Rusta

Alo nënë, jam yt bir dëshmori Kosovës Taulant Nura.

Nënë unë dhashë jetën për të jetuar në liri. Ti e të gjithë ju, qoftë e vitet e fundit të pleqërisë.

Të jetoje me çmbetën pas e çdo vinin në Kosovë e Shqiptari edhe me infermjerët. Pa e ditur se ato do ishin vrasëse “tiktoku”.

Nënë jam Taulanti që 17 vjeç u vrava si ti sot, atëher nga plumbat e pushtuesit. Ti nga shuplakat dhe të qeshurat e rinisë së degraduar sot me uniforma shëndetësore.

Media nënë edhe këndej në botën e përtejme po flet si u dhunove ti, por këtu askush sreagon nënë.

Por mos u merzit është njësoj si aty tek bota juaj. Reagojnë në facebook rrjete e statuse nënë. Por kujtohen për ty veç pas qametit. Sreagojnë me parandalu e rregullu.

Ej moj nënë të morën nga azili motra e dhëndri pasi të vranë çupulinat!!! por pse të çuan kur ishe gjallë!!!

Eja nënë se vdekja është më e lehtë dhe e bukur se braktisja.

Po lajme ke parë nënë? Askush su kujtua për mua dëshmor e nënën time të ve.

As sot nënë: pse shkove ti aty? Si trajtohesh ti e nënat e Kosovës e Shqipërisë.

Por fill pasi të vranë me shuplakat e jo humanëve. U kujtjan që je nëna ime e dëshmorit Taulant Nura.

Ja fiks si lajmi kur përcundohen gjysh e gjyshe për ca klikime.

Nënë të përqafoj, por as tre ditë dhe ti do harrohesh si në media ashtu edhe në njerzit që mbijetojnë e kanë harruar të jetojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *