Zhvarroset një kufomë, dyshohet se është trupi i këngëtarit shqiptar!

Rihapen hetimet për zhdukjen e këngëtarit të Tallavasë, Renato Hamzës. Burime ekskluzive për ABC bëjnë të ditur se rreth orëve të parë të mëngjesit të djeshëm (05:00 a.m), një grup prej 25 punonjësish të policisë dhe specialistëve të krimeve dhe mjekësisë ligjore, kanë kryer zhvarrosjen e një kufome që mbetet ende i paidentifikuar. Kufoma u gjet vite më parë në një fshat të Librazhdit, ndërsa nga mbetjet kockore janë marrë kampione ADN-je, pasi ka dyshime të forta që ky trup mund t’i përkasë pikërisht Renato Hamzës, zhdukja e të cilit vijon të mbetet një enigmë edhe sot.

Me rihapjen e hetimeve, prokuroria e Elbasanit ka mundur të sigurojë indicie të reja, çka ka shtyrë që të marrë edhe vendimin për zhvarrosjen e trupit të gjetur dhe ende të paidentifikuar. ABC mëson se ka dyshime të forta se këngëtari i muzikës tallava Renato Hamza, mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal që operon në zonën e Shqipërisë së Mesme, pasi për të riun kanë pasur dyshime se mund të ketë qenë dëshmitarë i një ngjarje kriminale që ky grup kishte kryer. Dyshohet se Renato Hamza rastësisht është bërë dëshmitarë i ngjarjes kriminale të kryer nga ky grup dhe kjo dyshohet se ka qenë shkaku i rrëmbimit dhe më pas zhdukjes së tij. Mbetet ende e pakonfirmuar nëse trupi i gjetur disa kohë më parë në Librazhd dhe i paidentifikuar mund t’i përkasë Renato Hamzës.

Prej 29 Qershorit 2014, familja e këngëtarit të muzikës tallava Renato Hamza, nuk di asgjë për fatin e 21-vjeçarit në atë kohë nga Elbasani. Prej asaj dite këngëtari, i njohur ndryshe me pseudonimin “Reni i Elbasanit” nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij, nga momenti kur një telefonatë misterioze e nxori nga shtëpia ku jeton me prindërit dhe bashkëshorten 9-muajshe shtatzënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *