Mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një vetaksident i rëndë në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë në rrugën transitore për Mitrovicë, ku kanë vdekur dy të rinj.
Sinjali mëson se viktimat janë i mituri Sh.P 17-vjeçar dhe Malsor Pllana 19-vjeçar.
Sipas burimeve, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast i mituri që po drejtonte veturën ka humbur kontrollit mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës.
Malsori i cili ishte i ulur në sediljen e pasagjerit, si pasojë e plagëve të rënda që mori, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Sh.P., vdiq në spital.
Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.