Prokuroria Speciale sot njoftoi për arrestimin e një shtetasi malazes nga fshati Vitomiricë i Pejës, nën dyshimet për “Krime lufte kundër popullsisë civile”
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Milorad Djokovic, nga fshati Vitomiricë, Komuna e Pejës, i nacionalitetit malazez, shtetas i Republikës së Kosovës.
61-vjeçari i arrestuar dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Ozdrim të Pejës gjatë luftës në Kosovë, në muajin maj të vitit 1999.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.