Para tre ditësh Azet dhe Zuna sollën bashkëpunimin e tyre më të ri “KMN”.
Por siç duket dyshes nuk i shkoi gjithçka si duhet, shkruan gazeta Neutral.
Kjo pasi refreni i tyre del të jetë i ‘vjedhur’ nga një këngë që producenti Bini Diez është duke ia bërë artistit Genti dhe reperit Fuego.
Këtë e ka bërë të ditur vetë producenti përmes një postimi në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook.
Sipas tij, Zuna ishte ai që ka ‘kopjuar’ idetë e tij, pasi ishte para disa ditësh në studio për të diskutuar për disa projekte të albumit të tij.
Ky është reagimi i tij:
“Nuk eshte hera e pare qe po m’dodh ky sen , ne kete rast @kmn_azet @kmn_zuna e kan shkel te drejten time autoriale , keqperdor ( vjedhë ) komplet refrenin , tonalitetin edhe iden e kenges , @kmn_zuna ka qene ne studio per me diskutu per disa projekte te albumit te tij , kjo kenge eshte e artistit tim @genti.tnq i cili shume shpejte ka pas me publiku kengen ne bashkepunim me @_fuegoofficial , vin i vjedhin idete e shkojn neper studio tjera i realizojne pa pare , une artistave te ri ju kom ndihmu dje ju ndihmoje e JO ktyne qe i marrin koncerte ka 10k e shesin albumet me miliona , e kemi pas te njejtin problem veren e kalune por e kemi rregullu kete problem , e kete here ka mi ndjek penalisht deri ne fund.. @diez_music”, shkroi ai.