Jo tradhtia, kjo është arsyeja e vërtetë e ndarjes së Shakirës nga Pique

Shakira dhe Pique pas 12 vitesh u ndanë me njëri tjetrin.

Ish i dashuri i njërës prej motrave të këngëtares kolumbiane, Roberto Garcia tregoi se lidhja e tyre nuk ka marrë fund për shkak të tradhëtisë.

Burri, i cili sot nuk është më i lidhur me familjen “Mebarak”, tha për “EsDiario” se marrëdhënia mes yllit të pop-it dhe futbollistit të Barcelonës ka marrë fund vetëm dhe ekskluzivisht për problemet ekonomike.

Duket se mbrojtësi i ka kërkuar ish-partneres një shumë të madhe parash për të hapur disa aktivitete sipërmarrëse në Bahamas dhe Kolumbi. Kërkesë që Shakira, pas një konsultimi me prindërit, do ta kishte refuzuar.

“Ajo nuk bën asgjë pa lejen e prindërve, ata mbikëqyrin shumë gjëra në jetën e saj”, – ka shpjeguar Roberto, i cili prej tetë vitesh ishte i fejuar me motrën e Shakirës, ​​Lucila. Pas këtij refuzimi të thatë, zënkat dhe keqkuptimet mes artistes dhe futbollistes do të bëheshin gjithnjë e më të shpeshta deri në ndarjen përfundimtare.

Sipas asaj që tha Garcia, Shakira nuk do ta kishte menduar kurrë martesën me Piqué: “Pasi e vuri re, ai e kuptoi menjëherë se mund të ishte babai i fëmijëve të saj, por ajo e dinte se nuk do të martohej kurrë me të”, tha ai.

Roberto gjithashtu tregoi se të dy kishin bërë jetë të ndara për periudha të ndryshme dhe vetëm më vonë vendosën të bënin njoftimin zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *