Sot në mesditë reperi i njohur Don Xhon është shoqëruar në Polici.
Gjatë kontrollit që është bërë dyshohet se i është gjetur një armë.
Policia e Kosovës ka dhënë një version zyrtar për shoqërimin në polici të reperit Don Xhoni.
Në komunikatën zyrtare thuhet se përpos revoles pa leje, reperi i janë konfiskuar edhe fishekë.
Sot rreth orës 15:15, në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestroj:
Një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe Gjashtë copë fishek, kalibër 7.65 mm.
I Dyshuar
Xh. I, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor, për tu proceduar më tej, konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.
Ndalimi është bërë në lagjen Kalabria të kryeqytetit.
Përndryshe, reperi ka pasur edhe më herët probleme me Policinë e Kosovës.
Disa muaj më parë, Don Xhon ishte arrestuar me akuzën e njëjt, për armëmbajtje pa leje.