Ditë e kobshme masditën e sotme një nënë së bashku me të birin humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku.
Klaudia Xhaferaj është nëna që humbi jetën bashkë me të birin mesditën e sotme në aksidentin tragjik në Berat.
Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur “Ura e re”, shoferja e identifikuar me inicialet K.Xh., ishte duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ kur humbi kontrollin dhe ka rënë në lumë.
Personi që shihni në foto është e ndjera që humbi jetën bashkë me të birin e saj.
Lidhur me shkakun e ngjarjes, policia ngre dy pista para se nëna mund të ketë kthyer kokën nga djali i saj dhe për pasojë ka humbur drejtimin dhe e dyta që shkak i aksidentit të jetë bërë përdorimi i celularit gjatë kohës së ngasjes së makinës.
Dyshohet se para aksidentit fatal nënë e bir kanë qenë në spital.