INTERESANTE: Një iPhone i gjeneratës së parë i vitit 2007 pritet të shitet për më shumë se…

Telefoni më i ri i Apple, iPhone 14, shitet me 799 dollarë – por një nga modelet e tij të para do të kushtojë shumë më tepër se kaq.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një iPhone të gjeneratës së parë nga viti 2007 është aktualisht në bllokun e ankandit dhe shtëpia e ankandeve që e liston vlerëson se mund të arrijë 30,000 dollarë ose më shumë.

iPhone i papërdorur 8 GB është ende i pahapur në kutinë e tij origjinale.

Ai kushtoi 599 dollarë kur doli për herë të parë, që do të thotë se do të dilte në ankand për 50 herë më shumë se çmimi i tij origjinal nëse shitet për 30,000 euro.

Ndryshe, iPhone i parë erdhi me një ekran 3.5 inç, një kamerë 2 megapikselë dhe një shfletues ueb.

Kur bashkëthemeluesi dhe CEO i ndjerë i Apple, Steve Jobs, e prezantoi për herë të parë 15 vjet më parë, ai e quajti atë një kombinim të “një iPod, një telefoni dhe një komunikuesi interneti”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *