Ky është kosovari që u vra në Gjermani 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku dyshohet se 28-vjeçari nga Prizreni, Nehat Elshani, është therur me thikë për vdekje nga një koleg i tij i punës në Mynih.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orës 7:45 të mëngjesit në Nymfenburg të Mynihut, në afërsi të një stacioni të autobusëve, raporton mediumi gjerman TZ.

Autori i vrasjes dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka plagosur me thikë shefin e tij të punës, 50-vjeç, dhe kolegun 28-vjeçar.

Dy viktimat ishin shtrirë në spital që në mëngjesin e së shtunës, menjëherë pas sulmit. Megjithatë, policia gjermane njoftoi sot rreth orës 12:00 se 28-vjeçari ka vdekur. Më parë ishte tentuar që atij t’i shpëtohej jeta përmes një operacioni urgjent.

Siç raportohet viktima është Nehat Elshani nga Prizreni.

Lajmin për vdekjen e Nehat Elshanit e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook edhe një mik i viktimës. Agron Mazrek në një prononcim për Sinjalin tha se Nehati ka punuar në Gjermani, por s’ka detaje për tragjedinë që ka ndodhur. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *