Mercedes AMG SL63 duke lëvizur me shpejtësi prej 328 kilometra në autostradat e Gjermanisë

Mercedesi i ri SL debutoi një vit më parë. Varësisht nga rajoni, aktualisht është i qasshëm në disa versione sa i përket motorit, kurse në kulmin e paletës së ofertës është SL63 me motor 4 litërsh V8 dhe dy turbo mbushës.

E derisa në shumicën e rrugëve nëpër botë në mënyrë të kundërligjshme testojnë shpejtësinë maksimale të këtij modeli, AutTopNL ka pasur rastin të vozitet në disa pjesë të autostradave të Gjermanisë, ku nuk ka kufizim shpejtësi dhe shihet versioni më i fuqishëm duke shfaqur aftësitë, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë, shfaq SL63, ku më pas tregohet se çfarë fshihet nën karrocerinë e kësaj veture. Siç është bërë e ditur SL63 e vë në lëvizje motori 4 litërsh V8 twin-turbo, që në këtë model prodhon 585 kuaj-fuqi.

Motori është i pajisur me ndërrues automatike me nëntë shpejtësi. Përveç kësaj, për herë të parë në histori të SL-së ekziston opsioni që vetura të jetë në versionin që bën tërheqje me të katër rrotat.

Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 3.6 sekonda. Në këtë raste, megjithatë adhuruesve të kësaj veture u ka interesuar shpejtësia maksimale, që në teori do të duhej të ishte rreth 315 kilometra në orë.

Por në video, roadsteri arrin shpejtësinë maksimale prej 328 kilometra në orë, mbi 10 kilometra më shumë sesa që kanë pritur nga Mercedes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *