Ajo gjatë gjithë verës ka qenë e angazhuar me mbrëmje e koncerte nëpër trojet shqiptare dhe jo vetëm.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Orhidea Latifi – Kida, e cila ka fituar zemrat e publikut prej shumë vitesh.
Dhe duke qenë se gjatë sezonit të verës ka qenë më pak aktive me projekte muzikore, ajo ka nisur punën për një të tillë.
Me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory, ajo tregon se ka gati këngën e re.
“Këngët e reja po vijnë”, ka thënë ajo.
Megjithatë, nuk ka zbuluar ndonjë datë të saktë apo nëse do të vijë me një bashkëpunim.