Një tragjedi ka ndodhur sot në fshatin Zallq të Istogut.
Një 2-vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës Fadil Gashi, ka thënë se 2-vjeçarja është gjetur pa shenja jete në një bazen të vogël në shtëpinë e saj.
“Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogël vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka njoftuar Gashi