“Ngacmime që nga dita e parë e punës, shihemi në gjyq”, Lladrovci paralajmëron padi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka paralajmërua padi për ngacmuesit dhe shpifësit e rrjeteve sociale që sipas tij kanë përdorur gënjeshtrat, ngacmimet dhe shpifjet kundër tij.

Lladrovci përmes një shkrimi në Facebook tha se organet e rendit e ka zbardhur burimin e ngacmimeve në Komunën e Drenasit.

“Përgëzoj organet kompetente që ua nxori në pah identitetet këtyre keqbërësve. Gjithsesi, meritë për këtë kanë edhe „keqbërësit e mashtruar“ që u bënë të sinqertë me bashkëpunim dhe treguan për burimet e financimit, bashkëpunëtorët dhe motivuesit e tyre”, ka shkruar Lladrovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *