Dje nuk pati ndonjë përparim sa i përket çështjes për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Samiti i BE-së solli vetëm zhgënjim për shtetasit e Kosovës, shkruan Neutral.al.
Por, përveç BE-së, kosovarët sot morën një lajm jo fort të mirë nga shteti i Shqipërisë.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e ka quajtur të pamundur që shqiptarëve të Kosovës t’u jepet pasaportë të Shqipërisë.
Dje u dha ideja që Shqipëria të pajis me pasaportë të gjithë kosovarët që të udhëtojnë lirshëm.
“Jemi të gjithë shqiptarë. E shoh të pamundur. Duhet patjetër këmbëngulja e Shqipërisë që të shikojë mundësinë të bëjë presion te organet vendimmarrëse që qytetarët e Kosovës të mos jenë delja e zezë e Evropës, por të pajisen me pasaportën evropiane dhe të shkojnë drejt objektivave që i kanë vënë vetes”, është shprehur Minxhozi në Klan Kosova FM./Neutral.al/